Who cast that first fateful tomato that started the La Tomatina revolution? The reality is no one knows. Maybe it was an anti-Franco rebellion, or a carnival that got out of hand. According to the most popular version of the story, during the 1945 festival of Los Gigantes (a giant paper mâché puppet parade), locals were looking to stage a brawl to get some attention. They happened upon a vegetable cart nearby and started hurling ripe tomatoes. Innocent onlookers got involved until the scene escalated into a massive melee of flying fruit. The instigators had to repay the tomato vendors, but that didn't stop the recurrence of more tomato fights—and the birth of a new tradition.
Fearful of an unruly escalation, authorities enacted, relaxed, and then reinstated a series of bans in the 1950s. In 1951, locals who defied the law were imprisoned until public outcry called for their release. The most famous effrontery to the tomato bans happened in 1957 when proponents held a mock tomato funeral complete with a coffin and procession. After 1957, the local government decided to roll with the punches, set a few rules in place, and embraced the wacky tradition.
Though the tomatoes take center stage, a week of festivities lead up to the final showdown. It's a celebration of Buñol's patron saints, the Virgin Mary and St. Louis Bertrand, with street parades, music, and fireworks in joyous Spanish fashion. To build up your strength for the impending brawl, an epic paella is served on the eve of the battle, showcasing an iconic Valencian dish of rice, seafood, saffron, and olive oil.
Today, this unfettered festival has some measure of order. Organizers have gone so far as to cultivate a special variety of unpalatable tomatoes just for the annual event. Festivities kick off around 10 a.m. when participants race to grab a ham fixed atop a greasy pole. Onlookers hose the scramblers with water while singing and dancing in the streets. When the church bell strikes noon, trucks packed with tomatoes roll into town, while chants of "To-ma-te, to-ma-te!" reach a crescendo.
Then, with the firing of a water cannon, the main event begins. That's the green light for crushing and launching tomatoes in all-out attacks against fellow participants. Long distance tomato lobbers, point-blank assassins, and medium range hook shots. Whatever your technique, by the time it's over, you will look (and feel) quite different. Nearly an hour later, tomato-soaked bombers are left to play in a sea of squishy street salsa with little left resembling a tomato to be found. A second cannon shot signals the end of the battle. | Kush qe që e hodhi atë të parën domate që e çeli kryengritjen e "La Tomatina"? E vërteta është që askush nuk e di. Ndoshta qe një revoltë kundër-Franke, ose një karnaval që doli jashtë kontrollit. Sipas versionit më të përhapur të historisë, në festivalin e "Los Gigantes" të 1945-ës (një parakalim vigan prej letre mâché), vendasit po kërkonin të shtienin një grindje për të tërhequr vëmendjen. U ra rruga nga një qerre perimesh aty pranë dhe filluan të vërvisnin domate të arrira. U përfshinë shikues të pafajshëm derisa ndodhia u shkallëzua në një përleshje të fryrë frutash fluturuese. Nxitësve iu desh t'i paguanin shitësit e domateve, por kjo nuk e ndaloi përsëritjen e përleshjeve me domate - dhe lindjen e një tradite të re. Të tutur nga një shkallëzim i pashtruar, autoritetet miratuan, zbutën dhe pastaj rivendosën një varg ndalimesh në 1950-at. Në 1951-shin, vendasit të cilët e kundërshtuan ligjin, u burgosën derisa thirrja shoqërore kërkoi lirimin e tyre. Paturpësia më e mirënjohur kundrejt ndalimit të domateve ndodhi në 1957-ën, kur disa ithtarë mbajtën një varrim të tërë të rremë për një domate, bashkë me një qivur dhe një vargan. Pas 1957-ës, qeveria vendore vendosi t'i përshtatet, të vendosë disa rregulla dhe ta përqafojë traditën torollake. Megjithëse domatet janë protagonistët e skenës, një javë festimesh çon drejt ballafaqimit përfundimtar. Është një kremtim i shenjtorëve mbrojtës të Buñolit, Virgjëra Mari dhe Shën Louis Bertrand, me parakalime rrugore, muzikë dhe fishekzjarre sipas mënyrës gazmore spanjolle. Për t'i ngritur forcat tuaja për përleshjen që afron, në pragun e betejës shërbehet një paella epike që paraqet një pjatë tradicionale valenciane prej orizi, frutash deti, shafrani dhe vaji ulliri. Sot, ky festival i papenguar ka një masë të caktuar rregulli. Bashkërenduesit janë përpjekur kaq shumë sa kanë kultivuar një lloj të posaçëm domatesh të pashijshme vetëm për ngjarjen e përvitshme. Festimet nisin rreth orës 10 të mëngjesit, kur pjesëmarrësit bëjnë garë për të kapur një proshutë të vendosur në majën e një shtylle të yndyrshme. Shikuesit i lagin ngjitësit me ujë ndërsa këndojnë dhe kërcejnë nëpër rrugë. Kur zilet e kishës njoftojnë mesditën, në qytet futen kamionë të ngarkuar me domate, ndërsa thirrjet e "To-ma-te, to-ma-te!" arrijnë kulmin. Pastaj, me shtënien e një topi me ujë, fillon ngjarja kryesore. Ajo është drita jeshile për shtypjen dhe hedhjen e domateve në sulme gjithëpërfshirëse kundër pjesëmarrësve të tjerë. Qitësit e domateve me largësi të madhe, vrasësit nga afër dhe hedhësit e largësive të mesme. Ciladoqoftë teknika juaj, kur të ketë përfunduar, do të dukeni (dhe të ndiheni) krejt ndryshe. Afërsisht një orë më vonë, bombarduesit e qullur me domate lihen të luajnë në një det salce rruge pllaquritëse me pothuaj aspak të mbetur që t'i ngjajë një domateje. Një e shtënë e dytë e topit shënon fundin e betejës. |