Glossary entry

English term or phrase:

Uniqueness checking

Albanian translation:

kontroll unikaliteti

Added to glossary by Sherefedin MUSTAFA
Nov 1, 2008 20:21
15 yrs ago
English term

Uniqueness checking

English to Albanian Other Transport / Transportation / Shipping
Shpjegim: kontrollohet një kartelë për të konfirmuar se është ajo që duhet të jetë, që është regjistruar, që dihet e njihet nga autoritetet përkatëse, e jo një kartelë e rreme, false.
"Unikshmëria", sa tingllon e paqenë në shqipe... ose ndoshta duhet guxim?

Discussion

Albana Dhimitri Nov 3, 2008:
Përshëndetje! 1) Papërsëritshmëri. Po, kjo do të ishte fjala, që në mungesë të mjedisit gjuhësor rrethues, do të ishte më pranë kuptimit të uniqueness. Por, në rastin tonë mendoj se nuk bëhet fjalë për papërsëritshmërinë (nuk ekziston një tjetër i njëjtë) por, për vërtetësinë (cilësinë e të qenët i vërteti) në dallim nga rremësia (të qenët një tjetër/i rremë/ jo i vërteti/fals.

2) Kontrolloj është një fjalë e huazuar (ashtu si edhe verifikim).Pra, zëvendësimi i një fjale të huazuar me një tjetër po të huazuar nuk më duket se shërben nga ana e pastërtisë së gjuhës.

3) Unë do të përdorja fjalën shqip vërtetim: sipas Fjalorit të Gjuhës së Sotme Shqipe (1980), vërtetoj - tregoj se një dokument është i saktë dhe ka vlerë të plotë (ky përshkrim nga specialistë të gjuhës besoj se na jep të drejtën të flasim për vërtetim e vërtetësi të dokumentit, apo jo?).

4) Pra, unë do ta përktheja shprehjen në fjalë, vërtetimi i vërtetësisë por, kjo hasje e së njëjtës rrënjë në dy fjalë të njëpasnjëshme bie ndesh me parimin e parapëlqimit të larmisë së gjuhës në tekst (pa dobësuar anën kuptimore). Ndaj zgjodha një fjalë të huazuar (por, të shumëpërdorur në shqip dhe të përfshirë në Fjalorin e Gjuhës Së Sotme Shqipe fq. 2134).

5) Kuptimi që jepet në këtë fjalor:
Verifikim - prova e kontrolli që bëhet për të vërtetuar saktësinë e diçkaje.
Verifikoj - provoj vërtetësinë a saktësinë e diçkaje duke e kontrolluar,duke e parë a duke e studiuar edhe një herë a duke e ballafaquar me një tjetër.
Përkthime të mbara!
Gentiana Kasemi Nov 2, 2008:
"Unique" = "I papërsëritshëm" "Uniquennes" = "Papërsëritshmëri".
Pajtohem me ndryshimin që sjell Fabiana mes "uniqueness" dhe "authenticity". Do të shtoja që unë konceptin "uniqueness" e kam hasur nëpër kontrata: i referohet një marrëveshjeje, njëra nga klauzolat e së cilës është që dokumenti i marrëveshjes është i vetëm e i papërsëritshëm, "unik" pra që nuk ekziston një dokument tjetër i ngjashëm, një marrëveshje e një pale me dikë tjetër për të njëjtin objekt marrëveshjeje. Koncepti i autenticitetit mendoj se lidhet me vërtetimin e një kopjeje a përkthimi si i njëjtë me origjinalin (e kam hasur përherë në këtë kuptim në fushën ligjore).
Nëse do të flitej për guxim, unë do të guxoja të përdorja "kontrolli i papërsëritshmërisë" më tepër sesa të përdorja fjalë të huazuara që janë po aq të gjata e të stërholluara.
Ndërsa fjalë si "vërtetim" "verifikim" i largohen (dhe i shtojnë nuanca të tjera) kuptimit të shprehjes origjinale; "verifikim" është fjalë e huazuar plotësisht e shmangshme dhe e zëvendësueshme në shqip (unë e shmang sa herë që mundem).
Nëse do të duhej të përdorej medoemos një fjalë e huaj, "unikalitet" shpreh saktë konceptin në fjalë, megjithëse mua nuk më tingëllon bukur.
Shëndet të gjithëve.
Uniqueness dhe Authentic Përshëndetje të gjithëve. Nëse kjo është në lëmin ligjor, ka një dallim në këtë mes. Ka një lloj verifikimi (dhe këtu jam dakord me Albanën që "verifikim" do të ishte përshtatja për "controll" në këtë rast) që lidhet me faktin që duhet provuar që ekziston vetëm një kopje autentike e X dokumenti. Pra kalohet pakëz kufiri i vërtetësisë dhe duhet provuar që ky dokument i vërtetë gjendet në një kopje të vetme<br>
Për sa i përket fjalës unikalitet, të mos harrojmë që kjo fjalë hynë në gamën e fjalëve të cilat tashmë kanë hyrë në shqip dhe nuk kemi si ta mohojmë që kjo fjalë është përdorur dhe ende përdoret. Në gjuhën letrare dhe artistike mund të zëvendësohet me "veçanti" kurse në gjuhën e saktë teknike dhe ligjore më mirë le t'i përmbahemi kontekstit, që vetëm Sherefedini e di dhe e vendos.

Proposed translations

+3
1 hr
Selected

kontroll unikaliteti

nese bahet fjale per unikshmerine, perdoret unikalitet, e kam hase dhe perdore.
termi i pare mundet me qene kontroll ose kontrollim, ndersa per unikalitetin pres diskutim. kuptimi del me unikalitet, por dikush tjeter mund te japin term ma te sakte.

--------------------------------------------------
Note added at 1 hr (2008-11-01 22:21:19 GMT)
--------------------------------------------------

tung
qe perdoret, ta garantoj me 1 milion perqind. shembull: unikaliteti i veshjes kombtare, unikaliteti i shkrimtarit x. por, sic e thashe ne postimin e pare, perdoret ne nji fare kuptimi shpirtnor, ose qe lidhet me vlerat shpirtnore. kjo asht per shqipni.
ne kosove, e di se perdoret termi unikat. p.sh., nji liber mund te jete unikat, nji ndertese etj.
me pak fjale, unikja perdoret ne shum forma, por me sa e kuptoj ate se per cka te duhet, asht qe duhet me kontrollu qe x mall/send asht unik, nuk ka dublikat, kopje tjeter.
si togfjalesh ne parim une mendoj se qendron, vetem per unikalitetin besoj se mund te diskutohet per me gjete ndonji term ma shqip.
megjithate, s'e perjashtoj mundesine e nji koncepti/togfjaleshi krejtesisht te ri alternativ.
Note from asker:
Blendi me t'vërtet origjinal propozimi juj por me ta than të drejtën kurr nuk e kam hasë. M'ka shku menja me e përkhy me "autenticitet"...
Peer comment(s):

agree Fabiana Papastefani-Pezzoni : Në gjuhën artistike mund të zëvendësohet me "veçantia" por në gjuhën teknike unikaliteti përdoret, edhe pse unë nuk i kam shumë qejf huazimet. Pra unë do të thoja "Vërtetimi i unikalitetit".
12 hrs
agree Elvana Moore
13 hrs
agree Gentiana Kasemi
2 days 14 hrs
Something went wrong...
4 KudoZ points awarded for this answer. Comment: "Faleminderit Blendi. Këshjtu e përdora edhe gjatë një seminari të mbajtur në Bruksel ku gjatë ditëve të fundit kam përkthyer."
+6
7 hrs

verifikimi i vërtetësisë/verifikim vërtetësie

Verifikoj është folja e përdorur për këtë proces.
*kontrolloj dokumentat* por, *verifikoj* nëse ato janë të vërteta apo të rreme.
Për sa i përket përkthimit të *uniqueness*, do të thosha se në këtë rast unikaliteti (që është një fjalë e huazuar) ka të bëjë në thelb me *të qenët i dokumenti i vërtetë* (jo ndonjë tjetër).
Në faqen më poshtë përmendet pikërisht *vërtetësia e dokumentave*
http://64.233.183.104/search?q=cache:nUkuz2oWSfAJ:www.dogana...

Përshëndetje!
Peer comment(s):

agree Αlban SHPΑTΑ : e saktë
3 hrs
Faleminderit! Fundjavë të këndshme!
agree Fabiana Papastefani-Pezzoni : Jam dakord me vërtetimin, pa dyshim. Kam pak rezerva për vërtetësinë, por jo se ti e ke gabim, përkundrazi. Por nëse jemi në lëmin teknik duhet vërtetuar ndoshta pikërisht që ekziston vetëm një kopje e dok të vërtetë, sidomos në verifikimin e pronësive,
6 hrs
Të diel të mbarë! Faleminderit!
agree Elvana Moore
7 hrs
Përkthime të mbara! Faleminderit!
agree Ahmet Murati : paj në gjuhën shqipe ekzistojnë shumë fjalë të huazuara nga ana tjetër unë e sugjeroj si vërtetim i vërtetësisë e jo verifikim pasi që nga gjuhët më të afërta është italishtja me verificare il vericita
11 hrs
Po.Faleminderit, Ahmet.Në fakt e mendova edhe unë *vërtetimin e vërtetësisë* por, përsëritja dy herë e të njëjtës rrënjë më tingëlloi disi a pakëndshme. Të diel të mbarë!
agree Monika Coulson
1 day 20 hrs
Faleminderit!Përkthime të mbara!
agree aneta_xh
4 days
Faleminderit! Përshëndetje!
Something went wrong...
19 hrs

kontroll i vërtetësisë

Nëse dokumenti kontrollohet nga policia atëherë ata e kontrollojnë me bazën e të dhënave të kartelave
Something went wrong...
Term search
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs
  • Forums
  • Multiple search